Raima Elezi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Raime Elezi është Gjykatëse në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Gjithashtu eshtë edhe nën kryetare e Gjykatës.
Gjykatësja Elezi ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 1991. Praktikën profesionale e kreu nga viti 1989 deri në vitin 1991 në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
Nga viti 1993 deri në vitin 1999 ka punuar si Prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren. Punën si gjyqtare e filloi nga viti 1999 në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Themelore në departamentin e krimeve të rënda të Prizrenit pozitë të cilën e mban ende.