Luan Berisha është Gjykatës në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni i Kundërvajtjes, të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gjykatësi Berisha ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2003. Ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2010 punoi si përkthyes Gjyqësor në Gjykatën Komunale në Prizren. Punës si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren. Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në departamentin e përgjithshëm të Prizrenit pozitë të cilën e mban ende.