Fatmir Krasniqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Fatmir Krasniqi është Gjyqtar Mbiqkyrës në Gjykatën Themelore - dega në Dragash, gjithashtu edhe Gjyqtar, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal, të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Gjykatësi Krasiqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2003.Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren nga viti 1990 deri në vitin 1991. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2000 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren. Nga Janari i vitit 2013 është emëruar si Gjykatës në Gjykatën Themelore në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal, pozitë të cilën e mban ende.Kurse nga Shtatori i vitit 2024 është edhe Gjyqtar Mbikqyrës në Gjykatën Themelore - Dega në Dragash.