Atdhe Berisha
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Atdhe Berisha është Gjykatës në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil, të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Gjykatësi Berisha ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2006. Ndërsa praktikën profesionale e mbajti në gjykatën e Qarkut në Prizren nga viti 2004 deri në vitin 2005.Pas përfundimit të praktikës ka punuar si Jurist Hetues në Institucionin e Obduspersonit deri në vitin 2006. Prej vitit 2006 e deri në vitin 2010 ka punuar si Avokat.Në vitin 2009 e dri më 2011 ka punuar si Këshilltar Ligjor në Prokurorinë e Eulexit në Prizren. Punën si Gjykatës e filloi në vitin 2012 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga Janari i vitit 2013, është emëruar si Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm - DIvizioni Civil, pozitë të cilën e mban ende. Gjykatësi Berisha është Bashkautorë i Doracakut për Përgaditjen e Provimit të Jurisprudencës, botimi i tretë/2008.