Qamil Suka është gjyqtar i departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren - dega në Suharekë. Suka ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1990, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti si praktikant në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren. Punën si gjyqtar e filloi në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Malishevë nga viti 2010 deir në vitin 2012. Suka u emërua si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore Prizren - dega Suharekë në vitin 2013, ku ende vazhdon të punojë.