Ajser Skenderi është Gjykatëse në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gjyqtarja Skenderi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 1990. Nga viti 1989 deri në vitin 1990 ajo ushtroi detyrën e praktikantit në Gjykatën Komunale Prizren.
Gjykatësja Ajser Skenderi është emëruar në këtë detyrë në vitin 2002 në Gjykatën Komunale në Prizren. Në fillim të janarit 2013 ajo u emërua si gjyqtare e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.