Shqipron Sedolli
Gjyqtar - Dega në Suharekë
Shqipron Sedolli është Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren- Dega e Gjykatës në Suharekë.
Gjyqtari Sedolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës \\\'\\\'Hasan Prishtina\\\'\\\' në vitin 2015 ndërsa në vitin 2018 i ka përfunduar edhe studimet master ku mori titullin shkencor Master në të drejtën penale.
Përgjatë vitit 2016 ka qenë i angazhuar si praktikant në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, kurse në 2017 ka kryer provimin e Jurisprudencës.
Nga vitit 2017 deri në korrik të 2018, ka qenë i angazhuar si Zyrtar Ligjor në Zyre të Avokatit në kuadër të OAK-së.
Në vitin 2018 deri në muajin Janar 2019 është angazhuar si nëpunës ligjor në kuadër të KLSC, për implementimin e projektit të sistemit të evidencës penale.
Në shkurt të vitit 2019, ka filluar detyrën si Bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Prizren, deri në prill të vitit 2023.
Më 7 prill 2023, Shqipron Sedolli është dekretuar në pozitën e Gjyqtarit, pozitë të cilën aktualisht e ushtron, në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, në Divizionin Civil.