Diora Bajrami
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Diora Bajrami është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, në Gjykatën Themelore në Prizren.
Gjyqtarja Bajrami ka diplomuar në Fakultetin Juridik- Universiteti i Prishtinës në vitin 2015. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në periudhën 2015-2016.
Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në muajin qershor të vitit 2017.
Nga muaji shtator i vitit 2016 deri në muajin qershor të vitit 2018 ka punuar si Zyrtare Ligjore përmes Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial në Kosovë e angazhuar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën e Apelit.
Angazhimin profesional nga muaji qershor 2018 e vazhdoi si Zyrtare Ligjore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku ka punuar deri në fund të vitit 2021, ndërsa nga kjo periudhë ka punuar si Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Profesional në po këtë prokurori.
Me dt. 08.07.2022 Diora Bajrami është emëruar Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Prizren, pozitë të cilën e mban ende.