Baki Shigjeqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Baki Shigjeqi është Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Publik të Prishtinës në vitin 2012, po këtë vit ka vazhdon të ndjek studimet posdiplomike në modulin e “E drejta Penale”, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2017.
Gjykatësi Shigjeqi fillimisht ka punuar si praktikantë vullnetar pranë Prokurorisë Komunale dhe Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Prizren ndërmjet vitit 2012 dhe 2013, ndërsa praktikën profesionale e kreu pranë Gjykatës e Themelore në Prizren përgjatë vitit 2013 dhe 2014. Në janari të vitit 2016 punësohet si jurist pranë ndërmarrjes Newco Liria “Shtëpia e Mallrave” L.L.C – SH.P.K në Prizren, ndërsa nga gushti i vitit 2016 e deri në dhjetorë të vitit 2017 ka punuar si juristë dhe bashkëpunëtor profesional pranë zyrës së avokatisë në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Në qershori të vitit 2018 punësohet si zyrtar ligjorë në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa në shtator emëruar në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Bashkëpunim Profesional pranë kësaj prokurorie.
Më 18 Janar 2021 është emëruar Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil, pozitë të cilën ende e mban.