Shyqri Hoxha
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Shyqri Hoxha është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Publik të Prishtinës në vitin 2012, ku vazhdon të ndjek studimet posdiplomike në modulin e “E drejta Financiare”, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2015.
Praktikën profesionale e kreu nga viti 2013 deri në vitin 2014 pranë Gjykatës e Themelore në Prizren. Nga janari i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2018 ka punuar në projektin e USAID-it, në pozitën e zyrtarit për zvogëlimin e lëndëve përmbarimore pranë Kompanisë “Chechi Consulting&Company” me seli në Washington. Nga marsi i vitit 2018 deri në janar të vitit 2021 në Gjykatën Themelore në Prizren ka qenë i emruar në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Bashkëpunim Profesional.
Më 18 Janar 2021 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.