Artan Sejrani
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Artan M. Sejrani, është Gjykatësi Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren.
Gjykatësi Sejrani ka diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2008 ka regjistruar studimet postdiplomike pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2010. Po ashtu në vitin 2012 ka përfunduar edhe trajnimin për gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Gjykatësi Sejrani fillimisht ka punuar si pranktikant në Ombudsperson në vitin 2007, pastaj vazhdon praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2008 deri në fund të vitit 2009. Në vitin 2010 punësohet si zyrtar ligjorë në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë. Në vitin 2011 është punësuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prizren deri në vitin 2012.
Në vitin 2012 Artan Sejrani është dekretuar si Gjykatës në Gjykatën Komunale në Dragash. Në fillim të vitit 2013 është transferuar në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa në fillim të vitit 2016 deri në vitin 2017 është transferuar përkohësisht në Gjykatën Themelore në Gjakovë në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Nga fillimi i vitit 2017 është kthyer në Gjykatën Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda.
Nga shukrti i vitit 2019 ishte emëruar nënkryetar i Gjykatës, kurse nga muaji korrik 2020 deri në Maj të vitit 2022, ka qenë Ushtrues Detyre i Kryetari të Gjykatës.
Nga muaji Maj i vitit 2022, vazhdon ta ushtroj detyrën e Gjykatësit në Departamenin e Krimeve të Rënda.