Lavdim Bajraktari
Gjyqtar - Dega në Suharekë
Lavdim Bajraktari është Gjykatës në Gjykatën Themelore Prizren / dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Penal. Gjykatësi Bajraktari ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1992, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga nëntori i vitit 1999 deri në janar të 2008 ka kryer detyrën e kryeshefit te shërbimit të administrates në Qendren Kryesore te Mjekësisë Familjare në Suharekë, kurse prej janarit 2008 e deri në dhjetor të 2016 ka qenë i punësuar si zyrtar ligjor në organizaten joqeveritare “Programi për të Drejtat Civile në Kosovë” (CRP/K). Prej vitit 2000 deri 2002 ka kryer funksionin e anëtarit dhe më pas si sekretar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Suharekë të emruar nga OSBE. Me 31 korrik 2017, është emëruar Gjykatës, në Gjykatën Themelore - Dega në Suharekë, në Departamentini e Përgjithshëm - Divizioni Penal, pozitë të cilën ende e mban.