Fidan Hoxha
Gjyqtar - Anëtar i KGJK-së - Gjykata Themelore Prizren
Fidan Hoxha është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga radhët e gjykatave themelore. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai është duke ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Civil, në të njëjtin Universitet.
Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikantë në Gjykatën Themelore në Prizren, jurist në kompani private në Prizren, zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga qershori 2021 deri në qershor 2026.