Gëzim Shehu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Gëzim Shehu është Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm - DIvizioni Civil. Gjykatësi Shehu ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer është në përfundim të mbrojtje së temës së Diplomës në drejtimi Financiar, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2015. Praktiken Profesionale e ka kryer në Gjykaten e Qarkut në Prizren nga data 01.06.2010 e deri më date 31.05.2011. Gjatë vitit 2011 nga data 17.10.2011 e deri me date 31.12.2012 ka qenë referent në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga marsi i vitit 2014 deri në vitin 2016 ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren për të kaluar më pas në pozitën e bashkëpunëtorit profesional në po këtë gjykatë. Më 31 korrik 2017 Shehu është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm - Divizionin Civil, pozitë të cilën ende e mban.