Fahret Vellija
Gjyqtar - Anëtar i KGJK-së - Gjykata Themelore Prizren
Fahret Vellija është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ai mban funksionin e anëtarit të KGJK-së, si dhe të Kryetarit të Komisionit për Administrimin e Gjykatave. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Civil, në të njëjtin Universitet.Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikantë në Gjykatën Komunale në Prizren, zyrtar ligjor në ‘FSSHK’ në Prizren, bashkëpunëtor profesional në zyrë noteriale në Prizren, bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Prizren dhe gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga janari 2022 deri në janar 2027.