Vjollca Buzhala
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prizren
Vjollca Buzhala është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Gjyqtarja Buzhala ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2004.
Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ajo ushtroi detyrën e praktikantit në Gjykatën Komunale Suharekë.
Ajo është emëruar si Gjyqtare më 22.10.2010 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren deri në vitin 2012.
Në fillim të janarit 2013 Buzhala u emërua si gjyqtare e departamentit të përgjithshëm divizioni i kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa më vonë është deleguar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni penal në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.