Shpresa Emra
Kryetare - Gjykata Themelore Prizren
Shpresa Emra me datë 05 maj 2022, është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren me mandat pesë (5) vjeçar. Kryetarja Emra është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Shpresa Emra ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2004. Nga vitit 2002 deri më 2003 ajo ushtroi detyrën e praktikantit në Gjykatën Komunale në Prizren, kurse prej vitit 2003 gjer në vitin 2010 ka punuar si përkthyese gjyqësore po në këtë gjykatë. Në vitin 2005 ka kryer Programin Fillestar për Arsimin Ligjor për Gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës si gjenerat e parë e Institutit. Në vitin 2010 ka marr titullin Magjister i Shkencave Juridike. Në vitin 2010 është emruar gjyqtare në gjykatën Komunale në Prizren ku ka punuar gjer në vitin 2013. Me reformën gjyqsore është riemruar si gjyqtare me mandat të përhershme në Gjykatën Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm.
Në Vitin 2014 është zgjedhur si Gjyqtare Koordinatore për regjionin e Prizrenit në kuadër të forumit të gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilën pozit e mban edhe sot.