Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Prizren-it është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Prizren-it ka dy degë në: Suharekë dhe Dragash. Gjykata Themelore e Prizren dhe dy degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Prizren ku përfshihen 151 fshatra.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Prizren dhe dy degët e saj merrem me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Dragash dhe Suharekë merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Prizren.
Gjykata Themelore në Prizren është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Prizren-it e cila mbulon territorin e komunave të:
-Prizren
-Dragash
-Suharekë
Degët e gjykatës shërbejë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Dragash dhe në Suharekë. Komuna e Dragashit shërbehet nga ana e Degës së Dragashit, ndërsa komuna e Suharekës shërbehet nga Dega në Suharekë. Kurse komuna e Prizrenit shërbehet nga Gjykata Themelore në Prizren.