Duke punuar nën menaxhmentin e Gjykatës Themelore në Prizren, Gjyqtari mbikqyrës Selajdin Gallapeni dhe ndihmës administratori Halil Zeqiri udhëheqin me degën e Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë.
Kjo Gjykatë ka lëndë të kategorizuara në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Divizioni Civil , dhe shqyrton edhe lëndët e kundërvajtjes.
Kurse rastet e Krimeve të Rënda dhe Departamenti për Mitur shqyrtohen në Gjykatën Themelore në Prizren.
Dega e Suharekës është e vendosur në rr. Brigada 123 në Suharekë.