Përfaqësuesit e Projektit për Fuqizimin e Drejtësis (JSSP/USAID) vizituan GjykatënThemelore të Prizrenit

Përfaqësuesit e Projektit për Fuqizimin e Drejtësis (JSSP/USAID) vizituan GjykatënThemelore të Prizrenit

Me datën 20.02.2019, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan Përfaqësuesit e Projektit për Fuqizimin e Drejtësisë (JSSP/USAID) Herold Dampiet-Këshilltar Strategjik në Projektin Justice Matters Activity in Kosovo (USAID), Ariana Demolli – Këshilltare e re ligjore në projektin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP/USAID).

Temë kryesore e këtij takimi ishte Ndihma Juridike Falas dhe sa i ofrohet kjo ndihmë qytetarëve të Kosovës. Kryetari i Gjykatës z. Ymer Hoxha ndër të tjera u shpreh se gjykata e përkrah parimin e drejtësisë që iu ofrohet qytetarëve të Kosovës për ndihmë juridike falas, dhe se ky parim   ka për qëllim të krijoj një sistem funksional për ndihmë juridike falas në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, me anë të cilit sigurohet qasje efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare. Përfituesi i ndihmës juridike falas ka të drejtë në ndihmën juridike të garantuar sipas ligjit, pa marrë parasysh origjinën e tij kombëtare, përkatësisht etninë, racën, ngjyrën, gjuhën, religjionin apo përkatësinë politike, identitetin gjinor, orientimin seksual, gjendjen shëndetësore, aftësinë e kufizuar, shtetësinë apo vendbanimin. Gjykata duke e zbatuar ligjin i mundëson të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë bazë të mjaftueshme financiare përfaqësimin falas, si edhe i liron nga shpenzimet e procedurës, por gjithmonë duke e zbatuar ligjin.