Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 14.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut…

PRIZREN – 14.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par.8. lidhur me para. 6. dhe 1. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 11.03.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 11.01.2019 rrethe orës 19:20 minuta, në Prizren në rrugën “Tirana” në drejtim të rrugës “Wiliam Woker” i pandehuri duke drejtuar automjetin e markës “VVPasat 35 I” nga pakujdesia në kundërshtim me nenin 54 para. 1 nën parag.1.1. , dhe nenin 143 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në atë mënyrë që i njëjti nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes brenda vendbanimit me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në atë mënyrë që kur e dëmtuara – këmbësorja me inicialet F.D. në vendkalimin e she njëzuara për këmbësor ndërmerr veprimin e kalimit të rrugës, duke mos e ndalur automjetin e tij me pjesën e përparme – anën e djathtë të veturës e godet këmbësoren, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara nga ky aksident, nga një kalimtare e rastit merret dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Regjional të Prizrenit, e cila për shkak të plagëve të marra shtrihet në repartin e kirurgjisë për përcjelljen e gjendjes së saj shëndetësore dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.