PRIZREN – 07.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.A. nga fshati Plavë, Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. nën para. 1.1. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 04.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 04.03.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 03.02.2019 rrethe orës 23:30 minuta, në Prizren në autolarjen të quajtur “Nexhi” pronë e të dëmtuarit me iniciale N.D., duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm ose mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohet shtëpisë dhe me mjete të përshtatshme me lopatë e thyen derën e zyrës hyn brenda dhe nga aty merr një telefon mobil të markës “Teslla” ngjyrë e bardh me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëme material me vlerë rrethe 150 euro.