PRIZREN – 04.02.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.E. nga fshati Pirana, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm nga neni 187 par.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 02.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 02.03.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 01.02.2019 rrethe orës 23:50 minuta, në shtëpinë e përbashkët e cila gjendet në fshatin Pirana Komuna e Prizrenit, në të cilën jetojnë i dyshuari si dhe e dëmtuara me iniciale A.E. (bashkëshortja) e të dyshuarit, për shkak të problemeve familjare motiveve të ulëta të xhelozisë, i dyshuari pasi që fillimisht ishte fjalosur, më pas e fyen me fjalë të nivelit të ulët, dhe madje me dashje përdor forcën duke e sulmuar dhe goditur në pjesë të ndryshme të trupit.