PRIZREN – 28.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1.dhe nën parag.1.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 26.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 26.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 25.01.2019 gjatë orëve të natës në Prizren, në rrugën “MusaShehëzade”, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me inicialet E.K. , në bashkëveprim me të pandehurin me iniciale E.S. , të miturin me iniciale R.R. dhe me një person tjetër i cili gjendet në arrati, i marrin pasurin e luajtshme tjetrit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete në atë mënyrë që duke përdor forcën thyejnë derën hyrëse të dëmtuari ku nga aty marrin: një TV Plazma, një DVD, një studio, vegla pune, bizhuteri, perde dhome dhe gjësende të tjera të paidentifikuara, dhe se sendet e vjedhura i dërgojnë në një shtëpi të cilën i pandehuri me iniciale E.S. , e kishte me qëra.