PRIZREN – 18.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale R.Ç. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, intoksinimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope ndaj viktimës së ndjeshme nga neni 276 e lidhur me nenin 281 par.1 pika 1.4 të KPRK-së, dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 i KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 16.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 15.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 16.01.2019 brenda periudhës kohore prej orës 17.00 e deri në ora 18.00, i pandehuri në shtëpinë e tij ku banon, ka shtyrë personin e pambrojtur të kryej akt që degradon integritetin seksual të saj, pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që derisa po qëndronte në dhomën e shtëpisë familjare të tij, e cila gjendet në Prizren, i pandehuri me dashje shkakton dehjen e të miturës me iniciale E.C.me substanca narkotike të llojit “GHK” dhe me këtë e detyron që të kryej akte degraduese për integritetin e saj seksual, ku më vonë e njëjta ka humbur ndjenjat, dhe gjendet pa vetëdije në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, nën kujdes intensiv.