PRIZREN – 16.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve me iniciale E.K. dhe F.TH. që të dy nga Prizreni, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.01.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 14.01.2019, rrethe orës 03:00 e deri 03:40 minuta, në Prizren në, rrugën “Ismet Jashari” ia marrin pasurinë e luajtshme personit tjetër me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në atë mënyrë që të miturit në cilësinë e bashkëkryerësve, e në shoqëri me madhorin me iniciale E.SH. i afrohen librarisë, e thyejnë derën e lokalit, depërtojnë brenda dhe nga arka e librarisë, marrin para në vlerë prej tridhjetë (30) euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa parat e vjedhura i shpenzojnë së bashku.
Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.