PRIZREN – 07.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturit me iniciale M.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale,…
PRIZREN – 07.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturit me iniciale M.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 327 para.1 nën parag.1.1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 07.02.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 07.01.2019 rrethe orës 01:30 minuta pas mesnatës, në Prizren, duke vepruar së bashku me të pandehurin me iniciale A.B. ,me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, tentojnë të kryejnë vjedhjen nga shtëpia e të dëmtuarit me iniciale M.A. , në atë mënyrë që duke i shfrytëzuar orët pas mesnatës, ku nuk ka frekuentim të qytetarëve, pas planifikimit paraprak në mes tyre, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarit, duke e kapërcyer derën e metalit, hynë në oborr dhe duke u munduar me një kaçavidë të hapin me forcë derën hyrëse të shtëpisë, dëgjojnë britmën e të dëmtuarit dhe ikin me vrap nga vendi i ngjarjes dhe pas disa orëve kur janë vërejtur nga ana e policisë i mituri është ndaluar, ndërsa i pandehuri i cili ishte bashkëkryerësi ka arritur që të largohet.
Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.