PRIZREN – 26.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 24.12.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 24.01.2019.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se i pandehuri me datën 24.12.2018, rrethe orës 01:00 të mesnatës, në Mamushë saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës me iniciale F.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishin në mes vete, meqë të njëjtit janë në lidhje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore dhe mavijosje në fytyrë, të konstatuar sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.