Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

PRIZREN – 14.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale B.S. , L.SH. , P.T. dhe F.XH. që të gjithë nga Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 para.2. lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe se në bashkëkryerje kanë kryer            veprën  penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 para.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i pandehuri me iniciale B.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale detyrimi nga neni 340 part.2 lidhur me para.1 të KPRK-së, dhe zjarr vënia nga neni 334 par.2 të KPRK-së, dhe të pandehurit me iniciale B.S dhe L.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe të pandehurit me iniciale B.S.,B.K., dhe L.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 12.12.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 12.01.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se të pandehurit e lartpërmendur kanë kryer veprat penale të cekura si në dispozitiv të këtij aktvendimi, i cili dyshim i bazuar rrjedhë nga provat të cilat janë të mbledhura deri në këtë fazë të procedurës e posaçërisht nga provat materiale, dhe nga urdhëresat për zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, përgjimi i telekomunikimeve, pranimi i të pandehurve për armët e gjetura, urdhër kontrolli i gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe lokacioneve të pandehurve, në bazë të cilës janë gjetur një numër i madh i armëve të kalibrave të ndryshëm, fishek të kalibrave te ndryshëm, granata dore, sileciator, dylbi të armës thika me paten, karikator të armës AK 47, automjeti Range Rover një telefon, një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuan, në peshë prej 1.35 gr. Një shurdhues i armës, pushkë gjuetie, CD-at nga kamerat e sigurisë rrethe vendit të ngjarjes, ku është vënë flakë veturës, me çka janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, KURSE a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.