PRIZREN – 24.11.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.E. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje, nga neni 179 para.1.11.lidhur me nenin28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 23.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 23.12.2018.
Sepse me datën 19.09 2018 rrethë orës 22.20 minuta në Prizren, pikërisht në afërsi të ”Orhan Market” duke qenë në shoqëri edhe me të pandehurit me iniciale D.S dhe K.S si dhe M.B dhe S.K. tentojnë me dashje të privojnë nga jeta personat e tjerë në atë mënyrë që në momentin kur i vërejnë të dëmtuarit me iniciale M.B-1; M.B-2 dhe Q.G. që ishin duke qarkulluar me automjet, të pandehurit me automjetin e tyre u dalin përpara dhe i detyrojnë ta ngadalësojnë automjetin, dalin nga automjeti të pandehurit me iniciale D.S ; K.S, dhe M.B të pajisur me armë zjarri, e të pandehurit me iniciale S.K dhe E.E. të pajisur me shufra metali i drejtohen automjetit në të cilin ishin të dëmtuarit dhe fillojnë ti sulmojnë duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku një predhë e godet automjetin e të dëmtuarve, dhe një predhë godet frigoriferin dhe xhamat e vitrinës “Orhan Market”, me ç’ rast të dëmtuarit dalin me shpejtësi nga automjeti dhe fillojnë të vrapojnë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.