PRIZREN – 21.11.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.M. nga fshati Bele, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 para.2. i KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 19.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 18.12.2018.
Sepse dyshohet se i pandehuri gjatë tentimit të kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë në këmbë në posedim të pandehurit janë gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit “marihuan”, dhe atë një qese najloni me peshë prej 1.kg e 495 gr, të paketuara për shitje. Duke pasur parasysh peshën e veprës penale e cila në rastin konkret është e rëndë, pasi që i pandehuri dyshohet se ka kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë e veçanërisht i të rinjve, kjo vepër penale është mjaft e shprehur dhe pasojat e saj ndjehen çdo ditë e më shumë në popullatën vendore në Kosovë, rritet numri i personave që shfrytëzojnë mjetet narkotike, andaj është konstatim i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.