PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do ti llogaritet prej momentit të arrestimit datë 02.11.2018 prej orës 16:30 dhe do të zgjasë deri më datën 02.12.2018.
Me datën 01.11.2018,rrethe orës 22:45 minuta, në rrugën “Tirana”, në Prizren prek personin tjetër me qëllim seksual, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke u kthyer nga vendi i punës për në shtëpinë e saj, i pandehuri e përcjell me automjetin e tij, dhe një moment ndalon dhe del nga automjeti, i vihet pas të dëmtuarës duke ia kërkuar emrin, derisa sa e dëmtuara refuzon të komunikoj me të, i pandehuri e kap forcërisht dhe duke u gjendur në situat rreziku, e dëmtuara e godet me shuplakë dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale, e dëmtuara është shoqëruara për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit