Me datën 29.10.2018, në orën 12:00, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit së bashku me përfaqësuesit e Bibliotekës Nërkomunale në lidhje me projektin me titull, ”Zbatimi i ligjit dhe roli i tij në zhvillimin ekonomik”.
Qëllimi i këtij projekti është që ti angazhojnë studentët e drejtimit ekonomik dhe juridik të Shkollës Ekonomike në Prizren, ashtu që këta të rijnë të kuptojnë rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe rendësin se si përmes ligjit bëhet edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Nga ky projekt të rinjtë përveç njohurive që do të marrin nga persona profesionist, atë në të njëjtën kohë do ta kenë mundësinë që shumë gjëra ti shohin si realizohen edhe në praktik.
Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.
Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit nga Zyrtarja e Lartë për Monitorim me Publikun z.Afërdita Kicaj e cila prezantoi strukturën e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të marrin pjesë në një seancë gjyqësore të hapur për publikun.
Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.