Një (1) muaj caktohet masa e paraqitjes në Stacionin Policor për të dyshuarin nga Komuna e Suharekës

Një (1) muaj caktohet masa e paraqitjes në Stacionin Policor për të dyshuarin nga Komuna e Suharekës

PRIZREN – 22.10.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.G. nga Studenqani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psioktrope dhe analoge nga neni 273 parag.1 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 17.10.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 17.11.2018.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 17.10.2018 rreth orës 20:08 minuta, në hyrje të fshatit Studenqan – Komuna e Suharekës, i pandehuri pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca psikotrope të dyshuara si marihuan të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që pas një kontrolli të automjetit i cili drejtohet nga i pandehuri janë gjetur dy kavanoza plastike të mbushura me substanca psikotrope të dyshuara të llojit marihuan me peshë prej 29.1gram dhe 78.4 gram dhe një cigare e mbushur me substancë e dyshuar të llojit marihuan me peshë prej 1.17 gram të cilinë ka tentuar ta konsumoj gjatë kontrollit, si dhe një pako me filtër (rizlla) me mbishkrim OCB.