Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale D.L.,S.K. dhe P.M. që të gjithë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 para.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit për të pandehurin me iniciale D.L. nga data 01.10.2018 prej orës 13:00, për të pandehurin me iniciale S.K. nga data 01.10.2018 prej orës 21:45, dhe për të pandehurin me iniciale P.M. nga data 01.10.2018, prej orës 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 01.11.2018.

Sepse me datë 01.10.2018, rrethe orës 09:35 minuta, në pikë të kontrollit në fshatin Plavë KK. e Dragashit të pandehurit pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të dyshuar si marihuan të cilët me ligj janë shpallur si narkotik, në atë mënyrë që pas ndalimit të automjetit i cili drejtohej nga i pandehuri me iniciale P.M. nga ana e policisë në Pikën kontroll dhe me të vërejtur një qese të zezë nga polici urdhërohen që të dalin nga automjeti, me ç’rast i pandehuri me iniciale D.L. prangoset me që duke dal nga automjeti tenton ta gjuan qesen në të cilën kishte lëndë psikotropike të dyshuar si marihuan me peshë prej 4 kg e 694.16 gr.si dhe në një xhaketë kishte të holla në shumën prej 755.80 euro, ndërsa të pandehurit tjerë me iniciale S.K. , P.M. dhe H.V. arratisen nga vendi i ngjarjes. Pas bastisjes se kryer me urdhër të Gjykatës në shtëpinë e të pandehurit me iniciale S.K. është gjetur tetë (8) qese të vogla të mbushura me substancë të llojit marihuan, në shtëpinë e të pandehurit me iniciale P.M. janë sekuestruar 8×50 euro,7×20 euro 10×10 euro, 10×5 euro, një qese plastike e dyshuar si marihuan në peshë prej 22,2 gr., njëzet e gjashtë (26) qese të vogla të dyshuar si marihuan me peshë të përgjithshme prej 39.7 gr. , dy mulli (Grinder).