PRIZREN, 26.09. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale N.TH. nga Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale N.TH. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 200 (dyqind) euro.
Sepse me datën 19.04.2017, rrethe orës 13:00, në Prizreni, i pandehuri me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale S.E. në atë mënyrë që i pandehuri hynë në lokal si lëmosh kërkues dhe nga tavolina e lokalit merr telefonin e markës ”Samsung” dhe largohet nga vendi i ngjarjes.