Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 18.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 nën par.3.1 lidhur me par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 16.09.2018 nga ora 19:45 dhe do të zgjasë deri më datën 16.10.2018.

Sepse me datë 16.09.2018, rrethe orës 17:30 minuta, në Prizren, konkretisht në shtëpinë e tyre familjare i shkakton lëndime të lehta trupor të dëmtuarës me iniciale S.M., (bashkëshortes së tij) në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin rrethë fëmijës së tyre i pandehuri e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore të konstatuara nga raporti mjekësor, andaj duke pasur parasysh këto rrethana ekziston rreziku që i pandehuri po të gjendet në liri mund të ndikoj te pala e dëmtuar apo dëshmitarët eventual, të fshij apo fsheh gjurmët e veprës penale dhe nga të cekura më lart, caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe mjaft i domosdoshëm në mënyrë që procedura në këtë çështje penale të zhvillohet në mënyrë të drejt.