PRIZREN – 20.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.R. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual…
PRIZREN – 20.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.R. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale nga neni 234 par.1 i KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 18.09.2018 nga ora 11:30 dhe do të zgjasë deri më datën 17.10.2018.
Sepse me datë të pavërtetuar, nga viti 2018 e detyron të dëmtuarën me iniciale L.V. e cila është me aftësi të zvogëluar mendore dhe fizike, të kryej aktin seksual me të dhe duke e mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm nga e njëjta kërkon shërbime si të holla, telefona dhe rroba e të cilat edhe ajo ia dërgon. Duke e pasur parasysh se nga të dhënat e policisë rezulton se ndaj të njëjtit janë të regjistruara vepra penale të natyrave të ndryshme, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.