Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 04.09.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1 nënë para.1.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.09.2018 nga ora 03:00 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 01.10.2018.

  Sepse me datën 01.09.2018, rrethe orës 02:00 në shtëpinë e cila gjendet në Prizren i dyshuari për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin me iniciale O.M., pasi që fillimisht janë fjalosur në restorantin “RESTO”, më pas i dyshuari shkon në shtëpi duke përdor dhunë ndaj të dëmtuarit të cilin e godet me grusht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që  i dyshuari me të dëmtuarin janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi të përbashkët, duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare ekziston rreziku permanent po që se mbete në liri mund të dëmtoj, asgjësoj provat dhe do të ndikoj tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit e tjerë eventual.

 Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë