PRIZREN, 24.08. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale F.M. dhe V.M. që të dy nga Prizreni për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 para.1 nën par.1. lidhur me nenin 23 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale F.M. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin me iniciale V.M gjykata e ka dënuar me dënim me kusht prej 6 (gjashtë) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 2(dy) vite nëse i pandehuri nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penale.
Sepse me datën 25.09.2011, rrethe orës 19:30 minuta, në Prizren, në udhëkryqin që lidhë rrugën “Edit Durhan” me rrugën “Jusuf Gërvalla”, në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit me iniciale G.B. në atë mënyrë, pasi qe më parë i dëmtuari e thërret në telefon bashkëshorten e të pandehurit F.M., e njëjta me insistimin e të pandehurit, cakton një takime ç‘rast të pandehurit dalin në vend takim, duke iu afruar automjetit pa targa të regjistrimit ku i pandehuri i parë kërkon nga i dëmtuari që të del jashtë automjetit, i dëmtuari refuzon, e më pas i pandehuri hap derën e automjetit e godet me shkop të bejsbolli ndërsa i pandehuri i dytë e godet me grusht dhe shqelma të dëmtuarin në kokë me ç‘rast i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.