Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 17.08. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.M. nga Mamusha për shkak se ka kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 para.2-1 të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale S.M. , gjykata e…

PRIZREN, 17.08. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.M. nga Mamusha për shkak se ka kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 para.2-1 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale S.M. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaji cili dënim në kuptim të nenit 47 të KPRK-së me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 700 euro, dënim me gjobë në shumën prej 700 (shtatëqind ) euro, si dhe dënimin plotësues marrjen-konfiskimin e 39.712 litra vaj hidraulik,1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100W si objekt i veprës penale.

Sepse me datën 04.05.11.2013, në Mamush , me qëllim që vetës apo personit tjetër ti mundësoj shmangie nga pagesa e tarifave tatimore, doganore apo tarifave tjera ose detyrimeve doganore që paguhen me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, në atë mënyrë që gjatë kontrollit që është bërë në objektet e firmës “Behar Ticaret” në Mamush, nga njësia e hetuesisë së doganave të Kosovës, është vërejtur që i pandehuri shmang nga pagesat e tarifave doganore 39.712 litra vaj hidraulik,1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100W duke i shkaktuar doganës së Kosovës dëm në vlerë prej 24.304.76 euro.