PRIZREN – 15.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes…
PRIZREN – 15.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28, të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, masa e paraburgimit për të pandehurin R.K. do të zgjas prej momentit të arrestimit datë 13.08.2018 nga ora 17:15 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 12.09.2018, ndërsa për të pandehurin me iniciale E.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje nga neni 190 par.1 të KPRK-së., masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) dite e cila masë do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 13.08.2018, e deri më 27.08.2018.
Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që ndaj të dëmtuarit me iniciale D.B. shkrep një herë me pistoletë cila predhë e godet në pjesën e pasme të kokës dhe si pasojë e kësaj hynë në komë dhe është nënshtruar trajtimit mjekësor, në QKUK, predha e njëjtë godet edhe të dëmtuarin me iniciale A.B. dhe E.K., ndërsa në anën tjetër si pasojë e mosmarrëveshjes që kishte ndodhur në parkingun e të pandehurve me iniciale (R dhe E), i pandehuri E.K. merre pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndime të rënda trupore të D.B.