Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 14.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale J.Q. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, R.D. nga Shkodra R. Shqipërisë, K.K. nga Prizreni për shkak…

PRIZREN – 14.08.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale J.Q. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, R.D. nga Shkodra R. Shqipërisë, K.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 10.08.2018 nga ora 03:00 dhe do të zgjasë deri më datën 10.09.2018.

Sepse në ditën kritike të pandehurit kanë qenë të vendosur në kampin turistik të festivalit “Doku-Fest”, gjatë kontrollimit-bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës janë gjetur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit “Ekstazi”,“Kokain”dhe”Marihuanë” në posedim të pandehurve të përgatitura në qese për shitje gjatë festivalit “Doku-Fest”. Pasi që të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat personale (të pandehurit me iniciale K.K.), ku nga data baza e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se i njëjti ka një mori të veprave penale të regjistruara të natyrave të ndryshme,(që nga viti 2004),andaj Gjykata e ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.