PRIZREN – 06.08.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, priti në takim Djetoreshen e Misionit të USAID –it në Kosovë znj.Lisa Magno, si partner të afërt bashkëpunues me projektin e USAID-it. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate,me të rejat që ka…
PRIZREN – 06.08.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, priti në takim Djetoreshen e Misionit të USAID –it në Kosovë znj.Lisa Magno, si partner të afërt bashkëpunues me projektin e USAID-it.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate,me të rejat që ka sjellë reformimin i sistemit gjyqësore, për organizimin e trajnimeve të ndryshme për të cilat ka nevoj gjykata e të cilat do të gjejnë mbështetje nga USAID-i, u diskutua për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjykata, rëndësi të veqant në këtë takim Hoxha i kushtoi hapsirës së gjykatës e që u paraqit si shqetësimi pasi po ndikon drejtpërdrejt edhe në suksesin e punës së kësaj gjykate.
Znj.Mango ndër të tjera e vlersoi lart transparecën e gjykatës në raport me institucionet,shoqërit civle dhe mediat.
Në pjesën e dytë ata vizituan objektin e gjykatës sallat ku mbahen seancat gjyqësore, dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës, u njohën me shërbime të tjera që ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit.
Në fund të takimit kryetari Hoxha falënderoj znj. Mango për mbështetje të vazhdueshme që i bëhet gjykatës nga USAID-i si dhe për bashkëpunimin i cili nuk do të mungoj edhe në të ardhmen, si dhe sundimi i ligjit do të jetë prioritet për institucionet e zbatimit të ligjit.