Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 30.07. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  J.B. nga fshati Negroc Komuna e Drenasit  për shkak se në bashkëkryerje  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1 nën para. 1.1.  lidhur me nenin 31 të KP-së.

I akuzuarin me iniciale J.B. , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 06.01.2018, rrethe orës 13:10 minuta në magjistralen Prizren-Suharekë, i pandehuri së bashku me të pandehurin me iniciale F.H., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës, marrin pasurin e luajtshëm të dëmtuarit me iniciale B dhe F. K. në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen automjetit të dëmtuarit dhe me përdorimin e forcës me mjet të përshtatshëm, thyejnë xhamin nga ana e shoferit të automjetit me targa të regjistrimit Zviceran nga ku marrin shuma të konsiderueshme para, një letërnjoftim, patentë shoferin e Kosovës, kartelat e bankës, kuleta e punës, kartela e sigurimit  dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky që vërtetohet nga të dhënat e lëndëve pranë kësaj gjykate ku i njëjti është gjykuar në çështje penale me aktgjykim, si dhe lëndët tjera të cilat janë në vijim e sipër dhe së fundi ndaj të pandehuri masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me masën  e paraqitjes në stacion policor, deri me datën 05.02.2018,