PRIZREN – 27.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.XH. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga nenin 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 25.07.2018 në ora 15:15 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 24.08.2018.
Sepse me datën 20.06.2018 rrethe orës 23:55 minuta, në Prizren në cilësi të bashkëkryerësve me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishin ditë më parë me të pandehurin me iniciale E.XH., pajisen me armë zjarri, me të arritur te vendi kritik, e në momentin kur e vërejnë E.XH. duke e hapur dritaren e taksisë së taksistit me iniciale E.F., i pandehuri me iniciale F.S.me pistoletën e modelit VZOR50, B.S. me një armë të zjarrit për momentin të tipit të panjohur dhe E.Lj. me një pistoletë , shtënë në drejtim të E.XH. dhe pas përfundimit të shtënave largohen nga vendi i ngjarjes. I pandehuri i lartcekur nga data 20.06.2018, ka qenë në arrati.