Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykimin e dënimit me kusht

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykimin e dënimit me kusht

PRIZREN, 22.05. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Për Krime të Rënda   ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarës me iniciale B.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale falsifikim i dokumentit nga neni 434 parag.1. i KPRK-së dhe i shqiptoi dënimin me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda periudhës së verifikimit pre 1 (një) viti nuk kryen ndonjë vepër të re penale.

            Sepse në cilësinë e personit zyrtarë, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që me datën 23.11.2016 si drejtoreshë e SHFMU “Mustafa Bakiu”në Prizren, lëshon vërtetimin me numër të protokollit 127/2016 se S.A. në këtë shkollë ka bërë zëvendësimin e edukatores gjatë pushimit të lindjes në kohë prej 6 muaj, i cili vërtetim të njëjtës do ti shërbente për punësim, ku në rubrikën me numër përkatës të protokollit është evidentuar emri i nxënëses me iniciale I.Ç.