PRIZREN, 07.03. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve:
Të akuzuarit me iniciale SH.Q. dhe B.L. nga Prizreni, të cilët akuzohen se me datën 24.01.2018, rrethe orës 15.30 minuta, në Prizren në bash kryerje me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, e duke përdorur forcën dhe me anë të një mjeti të përshtatshëm, dëmtojnë cilindrin e derës nga ana e majtë e automjetit “Golf II”, nga ku marrin radio, telefon mobil, dhe sende te tjera me vlere. Andaj gjykata i ka shpallur fajtor për shkake se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në bash kryerje nga neni 327 para.1 pika 1.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. dhe i ka shqiptuar dënimin –secilit- me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.
I akuzuari me iniciale A.M. akuzohej se me datën 24.01.2018 rrethe orës 16.00, në Prizren pranon pasurin e përfituar nga kryerja e veprës penale të vjedhjes nga të akuzuarit SH.Q dhe B.L.. Andaj gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale blerja, posedimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 345 par.1 i KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim me kusht prej 2 (dy) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse brenda periudhës prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.