Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 01.12. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale T.H. nga  Prizreni  dhe e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale  lëndim i rëndë trupor nga neni 154 parag.2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij në kuptim të nenit  47 të KPRK-së,  dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)muajve, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 600.00 (gjashtëqind) euro.

Sepse me datën 28.02.2012, rrethe orës 19:55 minuta  në Prizren, saktësisht para dyerve të shtëpisë së të dëmtuarit me iniciale A.G. i pandehuri në bashkëveprim me fëmijët me iniciale A.R. dhe R.K. nga Prizreni i shkakton lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit me iniciale të lartpërmendura në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të pandehurit T.H. dhe të dëmtuarit A.G. i pandehuri në shoqëri me fëmijët e sulmojnë  fizikisht me grusht në kokë dhe me mjet të ftohtë- thikë, me të cilin veprim të dëmtuarit i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, i cili lëndim ka pasoja të përhershme për jetë.