Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 03.11. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve:

I akuzuari  me iniciale N.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale  marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 parag.1 lidhur me  nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 2000 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet  koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale D.B. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale  marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 parag.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale M.S. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale  marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 parag.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale B.B. nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës, LIROHET NGA AKUZA , pasi që nuk është provuar  se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet – marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së

 

Të akuzuarit në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme prej datës 15.08.2016 e deri me datë10.11.2016, në bashkëveprim në mes veti, në cilësinë e personave zyrtar- policëve të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe marrin për vete ryshfete të holla, duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, ndërmarrin veprime në kundërshtim me Ligjin e Komunikacionit Rrugor.